Sht. Pri 20th, 2024

Latifi zhvendoset nga Nju Jorku në Prishtinë për të vazhduar punën si ministër i Shëndetësisë

By Rtv Arbëria Dhj 4, 2021

Profesori dhe specialisti i kururgjisë Dr. Rifat Latifi është zhvendosur përfundimisht nga Nju Jorku në Prishtinë.

Latifi ka qenë në Nju Jork për disa ditë nga ku është kthyer dhe zhvendosur përfundimisht në Prishtinë për të vazhduar punën si ministër i Shëndetësisë.

“Jam zhvendosur përfundimisht në Prishtinë. Kam dhënë premtimin dhe do ta mbajë”, ka deklaruar Latifi për Gazetën Shneta.

Ai ka demantuar kategorikisht zërat se mund të tërhiqet nga kjo pozitë.

“Absolutisht nuk është e vërtetë. Unë jam bartur tërësisht në Prishtinë dhe një gjë e tillë nuk vjen në konsideratë”, ka deklaruar Latifi.

Kirurgu i njohur u emërua ministër nga kryeministri Albin Kurti më 16 nëntor, pas dorëheqjes së Arben Vitisë, i cili kandidoi për kryetar të Prishtinës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *