Pre. Kor 19th, 2024

Lipjan, babai vran djalin, gruan e më pas veten

By Rtv Arbëria Kor28,2023

Një rast tragjik ka ndodhur sot në fshatin Rufc të Lipjanit.

Burimet fillestare pohuan se bëhet fjalë për vrasje të trefishtë.

Indeksonline raporton se një person dyshohet të ketë vrarë djalin dhe gruan e tij.

Burimet pohojnë se i dyshuari në fjalë më pas ka kryer vetvrasje.

Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor.

Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen” pohoi Ahmeti. Burime bejne me dije qe personi ne fjale eshte Abedin Bekteshi

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *