Pre. Pri 19th, 2024

Mehaj: Me SHBA-në dhe NATO-n jemi më të fortë kundër atyre që kërcënojnë

By Rtv Arbëria Jan 20, 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj duke komentuar nisjen e punimeve për shndërrimin dhe modernizimin e Bazës Ajrore të Kuçovës në Bazë Ajrore të NATO-s, ka thënë se kjo është edhe një dëshmi e fuqishme e përkushtimit të SHBA-së dhe aleatëve të saj të NATO-s për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe më gjerë.

Mehaj ka shkruar në Facebook se orientimi i qartë euroatlantik i kombit dhe shteteve tona për NATO-n e fuqishme, konfirmon besimin e plotë të ndërtuar natyrshëm mes nesh dhe aleatit të pazëvendësueshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Së bashku me SHBA-në dhe NATO-n jemi më të fortë kundër të gjithë atyre që kërcënojnë dhe rrezikojnë vlerat perëndimore të lirisë dhe demokracisë kudo në Botë”, ka shkruar ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *