Mar. Pri 16th, 2024

Mehaj pret në takim ish-komandantët e FSK-së

By Rtv Arbëria Pri 6, 2022

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka pritur sot në takim ish-komandantët e FSK-së, gjeneralët në pension, Agim Çekun, Sylejman Selimin dhe Kadri Kastratin.

Ai me këtë rast ka shprehur mirënjohje për kontributin e tyre në UÇK, TMK, FSK dhe Ministrinë e Mbrojtjes, duke theksuar se eksperienca e tyre është shumë e rëndësishme edhe për proceset aktuale zhvillimore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

“Të gjithë ishim të një qëndrimi se për interesat nacionale, që janë në përgjegjësi të fushës së sigurisë dhe mbrojtjes, takimet të ngjashme janë të nevojshme të realizohen edhe në të ardhmen”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *