Pre. Pri 19th, 2024

Mësohet gjendja shëndetësore e Policëve të lënduar në Veri

By Rtv Arbëria Maj 28, 2023

Gjendja shëndetësore e policëve të lënduar në ngjarjet e së premtes në Veri është e mirë dhe pa ndonjë rrezik për jetë.

Kështu ka deklaruar dje kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, i cili dje ka vizituar Kampin e Njësive të Specializuara Policore në Belvedere.

Gjatë tensioneve të së premtes u lënduan pesë policë, derisa u dëmtuan edhe disa vetura të policisë.

Aty ka takuar ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha, si dhe zyrtarë të tjerë policorë

“Sa u përket kushteve, u tha se policia janë të kompletuar me të gjitha pajisjet dhe mjetet e nevojshme logjistike për kryerjen e detyrave zyrtare”, thuhet në njoftimin e sindikatës.

Në këtë takim, me ministrin Sveçla u diskutua edhe për mosekzekutimin e shtesave për rrezikshmëri dhe kërkesat e tjera nga sindikata.

“Ai tha se është duke u punuar për të gjitha por pa caktuar ndonjë afat kohor, por deklaroj se është shumë i vendosur që të bëjë më të mirën e mundshme për policinë”.

Kryetari i Sindikatës ka vizituar edhe Drejtorinë Rajonale dhe Stacionin Policor të Jugut të Mitrovicës ku ka takuar zyrtarët policorë dhe eprorë nga të cilët është njoftuar drejtpërdrejt për kushtet dhe kërkesat e tyre siç janë: shtesat për rrezikshmëri, sigurimi shëndetësor, Ligji për pensionim si dhe kërkesa tjera të njohura për të gjithë.

“Përkundër kërkesave, vullneti dhe morali i policëve dhe eprorëve ishte në nivelin më të lartë sa i përket kryerjes së detyrave zyrtare në mbrojtje të rendit, ligjit e kushtetushmërisë së vendit”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *