MSh deklarohet pas takimit me kryetarët e komunave ku u diskutua për masat e reja

Ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha së bashku me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë mbajtur një takim virtual me Kryetarët e Komunave të Kosovës për diskutuar për situatën me pandeminë.

Pas këtij takimin janë deklaruar nga ministria.

Sipas ministrisë në këtë takim u theksua se sipas analizës epidemiologjike, do të merren masat e nevojshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

‘U. D. Ministrja Gexha i informoi kryetarët e komunave për gjendjen e përditësuar epidemiologjike dhe rrjedhën e procesit të vaksinimit”, thuhet në njoftim.

“U. D. Ministrja Gexha dhe Ministri Krasniqi, falenderuan kryetarët e komunave për bashkëpunimin duke pas parasysh se përballja me pandeminë COVID – 19, kërkon përkushtimin e të gjithëve në kapacitete maksimale.

Gjithashtu në përputhje me rekomandimet e IKShPK-së dhe ekspertëve shëndetësor, u theksua se sipas analizës epidemiologjike, do të merren masat e nevojshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19″, përfundon njoftimi

Ndërkohë, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar që një ditë pas zgjedhjeve të mos mbahet mësimi, por të dezinfektohen shkollat, pasi aty do të bëhet procesi i votimit. Tutje është kërkuar të hiqet ora policore dhe mbajtja e maskave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Komente Së Fundi