Mër. Nën 13th, 2024

“Narkomania, parandalimi dhe ngritja e vetëdijes për pasojat”, Alternativa diskuton me profesionistët për fenomenin shkatërrues

Dje, me datë 15 Nëntor në zyrën e Alternativës me profesionistët e fushës është diskutuar me temën “Narkomania, parandalimi dhe ngritja e vetëdijes për pasojat”.

Të ftuar për të udhëhequr diskutimin në panel ishin, Dr. Shpend Haxhibeqiri, Psikiatër – Drejtor i Institutit të Psikiatris Fore, Safet Blakaj, Drejtor ekzekutiv “Labirynth Center” dhe znj. Ganimete Myftiu, Shkrimtare dhe anëtare e bashkësisë Cenacolo.

“Vlerësimet për numrin e përdoruesve me substanca narkotike në Kosovë arrijnë 40,000 persona, prej të cilëve afër 10,000 konsiderohen me probleme aktive.
Lista e shkaqeve për fillimin e përdorimit është e gjatë, por sipas vlerësimit, mbizotërojnë, dhuna në familje, presioni i shoqërisë, mungesa e ndjenjës së arritshmërisë së pritjeve të të tjerëve, ngarkesat dhe pasiguria, etj.
Sistemi parandalues ende nuk është mirë i shtrirë dhe i ditur nga shoqëria. Sikur me çdo dukuri apo trajtim tjetër, e rëndësisë së lartë është fillimisht parandalimi pastaj trajtimi.
Si shoqëri kemi nevojë të diskutojmë dhe veprojmë me gatishmëri shumë më të lartë ndaj dukurive negative” thuhet në njoftimin e Alternativës

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *