Enj. Pri 18th, 2024

Ndihma juridike falas për viktimat e dhunës, Bejta: Vendim i duhur

By Rtv Arbëria Gus 25, 2021

Qeveria e Kosovës në mbledhje sot ka marrë një sërë vendimesh.

Ndër to janë ndarë miliona euro për ata që kanë humbur familjarët nga COVID-19.

Aty u votua edhe për plotësim ndryshimi i projektligjit për ndihmë juridike falas i cili do t’iu mundësojë ndihmë juridike falas të gjitha viktimave të dhunës, pa marrë parasysh nga cili ndikimi i dhunës.

Asambleistja e pavarur në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Fiknete Bejta në një pronocim për “Bota sot” ka thënë se ky vendim është i drejtë, sidomos në aspektin e sigurisë.

“Konsideroj se Qeveria e Republikës së Kosovës, ka vepruar drejtë në këtë situatë duke ju dalur në ndihmë viktimave të dhunës, gjë e cila është shumë e rëndësishme sidomos në aspektin e sigurisë”, ka thënë ajo.

Sipas saj, shoqëria jonë duhet të bëjë më shumë në këtë drejtim, por që shton se vendimi me qëllim që t’i mbrojë viktimat e dhunës, është vendim i duhur.

“Por, prapë se prapë shoqëria jonë e sidomos shteti ynë duhet të bëjë shumë më shumë në këtë drejtim, me idenë që të parandalohen rastet e dhunës deri në minimumin e tyre. Heshtja e shtetit do të ishte e dëmshme, andaj po vendimi për ndryshimin e projektligjit me qëllim që t’i mbrojë viktimat e dhunës, pa marrë parasysh se nga cili ndikim vijnë, është vendim i duhur”, përfundon Fiknete Bejta për “Bota sot”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *