Pre. Kor 19th, 2024

Nga LDK i reagojnë kryeministrit: Kosova vazhdon të jetë nën sakskione, si rezultat i politikave të qeverisë Kurti

By Rtv Arbëria Kor30,2023

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi tha se për herë të parë mbi 400 mijë vende të punës të regjistruara si fuqi punëtore aktive.

Kurti e ka quajtur këtë një tregues të suksesit të politikave të qeverisë së tij për ekonominë dhe punësimin.

Ndërkohë i shpejt ka qenë reagimi i deputetes Bajrami, e cila i ka quajtur manipulatorë të shifrave qeverinë si dhe propagandues.

Bajrami ka shfaqur shifrat e trendeve të punësimit sipas të dhënave të ATK-së përgjatë katër viteve të fundit, trend i cili sipas saj është rënës.

Sipas deputetes, me politikat e qeverisë aktuale rreth punësimit, kompanitë private po i humbin jo vetëm punëtorët por edhe konsumatorët.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *