Sht. Pri 20th, 2024

ngjarje dite, e merkure 28.04.2021

By Rtv Arbëria Pri 28, 2021

Kurti nesër takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër pritet të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të NATO-s, shkruan Indeksonline.
“Të enjten, 29 Prill 2021, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg, do të takohet me Z. Albin Kurti nga Kosova në Selinë e NATO-s” thuhet në njoftim.

Osmani kërkon ndihmë nga Britania e Madhe për vaksinat

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani zhvilloi takim virtual me Wendy Morton, Ministre për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë në qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, e cila e uroi atë për zgjedhjen si Presidente e Kosovës.
Sipas komunikatës nga Presidenca nga Osmani potencoi se Mbretëria e Bashkuar mbetet aleate strategjike e Republikës së Kosovës dhe se do të angazhohet për thellimin e raporteve bilaterale në fushat politike, tregtare, të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes, si dhe kulturës dhe arsimit.
Osmani theksoi se prioritete të institucioneve janë sigurimi i vaksinave kundër COVID-19, krijimi i vendeve të punës dhe sundimi i ligjit.
Osmani kërkoi përkrahje nga Mbretëria e Bashkuar në furnizim me vaksina për qytetarët e Kosovës, marrë parasysh se Mbretëria e Bashkuar është shtet lider në vaksinim të popullatës.
Ministrja Morton nënvizoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për aspiratat euro-atlantike të Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për intensifikim të raporteve bilaterale.
Më tej, ministrja Morton inkurajoi Kosovën që të jetë pjesë e agjendës globale mjedisore dhe luftimit të ndryshimeve klimatike.
Presidentja Osmani dhe Ministrja Morton diskutuan për dialogun me Serbinë dhe potencuan rëndësinë e përfshirjes së gjitha grupeve politike, përfshirë partitë opozitare, në temat e interesit kombët.
.”.

Refuzimi i parë i Kurtit ndaj BE-së, avokati Koci: Bravo Albin! Po dëshmon që nuk je inferiror

Avokati Arianit Koci, i ka dalë në mbështetje kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, i cili ka refuzuar takimin e 11 majit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Koci ka thënë se politikanët me dinjitet, do të vepronin si Kurti, duke refuzuar pjesëmarrjen në një takim të pakonfirmuar,
Sipas tij, është koha që ndërmjetësuesit evropianë ta kuptojnë se Kosova është palë e barabartë me Serbinë në bisedime.
“Çdo politikan me një trohë dinjiteti, e kishte refuzuar pjesëmarrjen në një takim që nuk e ka konfirmuar. Për më tepër, datën e takimit – si duket, pala e Kosovës e ka kuptuar prej mediave. Prandaj, koha është që ndërmjetësuesit evropian ta kuptojnë që ne qytetarët e Kosovës, jemi palë të barabarta në bisedime. Bravo Albin! Po dëshmon që nuk je inferiror”, ka shkruar ai në Facebook.
Kurti sot në Bruksel, ka thënë se nuk mund të merrë pjesë në një takim, ku nuk i është konfirmuar pjesëmarrja.

“Unë nuk mund të marrë pjesë në takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen, ajo që mund t’ju konfirmoj është që do të vijë në Bruksel për një drekë ose darkë pune të organizuar nga Komisionari, Borrell, nga mesi i muajit maj ku do të bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurti…​.

5 te vdekur ,508 të shëruar dhe 327 raste me COVID-19!

Raporti i plote nga IKSHPK508 TË SHËRUAR DHE 327 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.104 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 327 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 1 rast (63 vjeç), Malishevë 1 rast (57 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Vushtrri 1 rast (82 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 104.717 raste nga 527.692 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.153 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 508 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 93.079 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.485.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 62 raste, Podujevë 32 raste, Mitrovicë 31 raste, Pejë 21 raste, Gjilan 18 raste, Gjakovë 16 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Prizren 15 raste, Ferizaj 14 raste, Drenas 13 raste, Klinë 13 raste, Vushtrri 12 raste, Skenderaj 8 raste, Leposaviq 7 raste, Deçan 6 raste, Malishevë 6 raste, Istog 5 raste, Kamenicë 5 raste, Viti 5 raste, Graçanicë 4 raste, Lipjan 4 raste, Obiliq 4 raste, Kaçanik 3 raste, Rahovec 3 raste, Suharekë 2 raste, Zubin-Potok 2 raste dhe komuna Dragash 1 rast.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Kusari-Lila: KOSTT-i do ta paguajë rrymën në Veri me buxhet të vet

Sot në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti është miratuar propozim rekomandimi i Mimoza Kusari-Lilës, lidhur me situatën e shkaktuar me devijimet elektro energjetike në katër komunat veriore të vendit.
Mimoza Kusari-Lila për Indeksonline tha se është marrë vendim që të autorizohet KOSST-i që të merr përsipër devijimet e rrymës si rrjedhojë e furnizimit në Veri.
Ajo tutje u shpreh se kjo do të jetë për një afat të shkurtër kohor derisa Qeveria të fillojë procesin për me e siguru faturimin e rrymës


Parashikimi i Motit

Gjatë ditës së enjte parashikohet mot pjeserisht me diell, temperaturat do të lëvizin nga 11 deri në 23 gradë celcius. Në Tiranë parashikohet moti pjeserisht me diell poashtu,temperaturat do te levizin nga 15 deri në 27 gradë celcius.

Covid – 19 në Kosovë: Total raste: 104717 , Të shëruar: 93079 , Të vdekur: 2153

www.rtvarberia.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *