Enj. Pri 25th, 2024

NGJARJET E DITËS, E MARTË, 22.12.2020

By Rtv Arbëria Dhj 22, 2020

Vjosa Osmani nesër vijon takimet me përfaqësuesit e partive, zbardhet agjenda

Pas njoftimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e saj nr. KO 95/20, u.d. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani filloi sot konsultimet me partitë politike.
Ajo ka takuar fillimisht liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, pastaj përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të Partisë Demokratike të Kosovës dhe në fund të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Ndërsa nesër u.d Presidentja Osmani do të vijojë takimet me përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike.
IndeksOnline ka mësuar se takimi i Vjosa Osmanit për përfaqësuesit e Nisma-AKR do të nis në orën 11:00, ndërsa me Grupin 6+ në orën 12:00 dhe në fund do t’i takojë përfaqësuesit e Listës Serbe, në orën 13:00…

OAK kërkon zgjatjen e orarit të punës dhe përkrahje më të madhe të bizneseve

Gjatë takimit virtual të sotëm mes Kryeministrit Avdullah Hoti dhe përfaqësuesve të odave, Kryeministri njoftoi për masat e reja të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme.
Në këtë takim Oda e Afarizmit të Kosovës propozoi që në draftin final të masave të reja të përfshihen edhe:
Të zgjatet orari i qarkullimit të qytetarëve deri në ora 22:00, kurse operatorëve ekonomik deri në 21:00. Megjithëse mendojmë që qarkullimi i qytetarëve nuk paraqet rrezik për përahapje të infeksionit me mbylljen e operatorëve ekonomik.
Të largohet klasifikimi i komunave në zona gjatë kohës së festave deri më 10 Janar 2021;
Për punëtorët që janë të liruar për shkak të sëmundjeve kronike dhe gratë shtatëzëna, Qeveria të dalë me një vendim konkret që merr përsipër kompensimin e tyre, pavarësisht a janë të punësuar në sektorin publik apo privat.
Këto rekomandime të OAK-së erdhën si nevojë e bizneseve që të punojnë me orar më të zgjatur, gjithmonë duke respektuar masat e parapara për parandalim të përhapjes së virusit.
OAK konsideron se me ardhjen e bashkëatdhetarëve dhe marrjen e trustit bizneset e kanë një mundësi që shumë humbje ti ndalin për të përballuar më lehtë gjendjen e rëndë dhe ruajtjen e vendeve të punës.
Për dijeni të opinionit nga raporti i Agjencisë së Statistikave të Kosovës të publikuar sot, vetëm në tremujorin e dytë të këtij viti janë humbur 60.000 vende të punës.
Për ketë dhe duke marrë parasysh masat e ndërmarra dhe kushtet në të cilat jetojmë, konsiderojmë që Kosova nuk ka mundësi financiare që të veprojë si shtetet e tjera. Qeveria e Kosovës nuk ka siguruar përkrahje të mjaftueshme financiare as për bizneset as për punëtorët të cilëve iu është ndaluar veprimtaria.
Duke mos lënë anash faktin që Kosova është i vetmi vend që nuk ka sigurim shëndetësor dhe sigurim në punë, qytetari dhe biznesmenet detyrohen që të vetëfinancojnë të gjitha medikamentet nëse trajtohen në shtëpi, kurse nëse janë në spital, një pjesë të madhe të tyre.
Si rezultat i kësaj, reagimet tona duhet të jenë konform kushteve në të cilat operojmë…

10 të vdekur 381 të shëruar dhe 137 të infektuar me COVID-19 sot në Kosovë

10 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 137 raste të reja me COVID-19 ndërsa janë shëruar 381 pacientë.
Prizreni ka regjistruar 3 vdekje, Prishtina 2, ndërsa Drenasi, Gjilani, Obiliqi, Skenderaj dhe Suhareka me nga 1 të vdekur.
IKSHPK-ja njofton se janë testuar 841 persona.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 49.306, nga 173.986 persona të dyshimtë dhe 1.272 të vdekur. Ndërsa nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë shëruar 37.155 pacientë dhe 10.879 është numri i rasteve aktive…

Hoti: Do ta respektoj vendimin e Kushtetueses, Kuvendi të mos shpërbëhet pa u votuar buxheti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka thënë se do ta pranojë vendimin e Kushtetueses, e cila e shpalli jokushtetuese Qeverinë Hoti.
“Vendimi i Kushtetueses u bë publik. Unë e pranoj plotësisht dhe do ta respektojë pa asnjë diskutim. Nuk do të lëshohem në deklarata për këtë vendim të Kushtetueses. Më vjen mirë që Kushtetuesja e ka sqaruar. Qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Ne do të vazhdojmë punën tonë. Është obligim kushtetues të përfillen procedurat për shpalljen e zgjedhjeve. Do t’i kryejmë obligimet tona. Siguroj qytetarët dhe partnerët tanë, bizneset, do të jemi në krye të detyrës, sidomos me menaxhimin e situatës me pandeminë”, tha Hoti.
Hoti gjithashtu ka bërë thirrje të mos shpërbëhet Kuvendi pa u votuar Buxheti për vitin 2021.
“Përpara kemi punë të rëndësishme edhe buxhetin. Bëj thirrje që Kuvendi të mos shpërbëhet pa u votuar buxheti për vitin 2021. Një pjesë e buxhetit bazohet në disa marrëveshje ndërkombëtare. Prej që Kuvendi të miratojë buxhetin dhe këto marrëveshje ndërkombëtare. Do të vazhdojmë punën sipas planin, si qeveri në detyrë. Do të zbatojmë pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe në janar, presim të vazhdojmë pakon për vitin 2021. Të gjitha ministritë do të vazhdojnë punën sipas agjendës shtetërore, asnjë punë s’do të mbetet mbrapa”, tha Hoti.
Hoti gjithashtu tha se do të ketë konsultime brenda Lidhjes Demokratike, për të ardhur deri te emri i një kandidati për president.

Vetdorëzohet në polici sulmuesi i gazetarit Valon Syla

Bashkim Jupa nga Gjakova e që jeton në Zvicër, i cili sulmoi fizikisht sot gazetarin, Valon Syla në lagjen “Pejon”, është paraqitur në Polici, shkruan IndeksOnline.
Jupa është vetdorëzuar në Policinë e Kosovës ku po trajtohet rasti.
“Ju njoftojmë se në polici është lajmëruar një person i dyshuar. Policia është duke u marrë me kompletim të rastit. Në koordinim me prokurorin kompetent do të vazhdohet trajtimi i rastit”, kanë thënë nga PK..

Abrashi: Kurti do të kandidojë për kryeministër

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendi të shkoj në zgjedhje, u përfol se kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli e shumë tjerë të dënuar për vepra penale edhe me kusht nuk do të mund të kandidojnë në zgjedhjet që do të mbahen.
Ndërsa, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, në një lidhje direkte në emisionin Frontal , ka thënë se vepra për të cilën ngarkohet kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk do ta pengojë atë që të kandidojë në zgjedhje.
Ai është shprehur se nuk ka ndonjë pengesë ligjore për kandidimin e Kurtit dhe deputetët tjerë të këtij subjekti.
“Ne kemi analizuar këtë çështje është fjala për pikën 16 të vendimit . Sipas analizave tona dhe konsultimeve që kemi bërë me juristë del të jetë që zoti Kurti dhe deputetet që janë përmendur nuk kanë asnjë pengesë ligjore që të jenë pjesë e listës për deputet. Nuk duhet të ekzistojë një pengesë e tillë, pra nuk ka ndonjë arsye që Kurtit t’i ndalohet kandidatura”, ka thënë ai.
Abrashi ka përshëndetur vendimin e Kushtetueses, ndonëse ka thënë se duhen edhe vendime tjera që kjo Gjykatë të tregoj se është transparente.
“Gjykatës i duhen ende shumë raste të tjera që ta dëshmojë objektivitetin dhe transparencën, por me këtë vendim që ka marrë është në rrugë të duhur. Kjo është mënyra e vetme si duhet të funksionojë një institucion i tillë”, ka shtuar ai..

Moti
Të merkuren parashikohet mot me vranesira, temperaturat do të levizin nga 2 deri 9 gradë Celsius. Mot i ngjashem ne Tiranë, me temperatura nga 8-17 gradë celcius.

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste:49306. Të Shëruar: 37155. Të vdekur: 1272.
www.rtvarberia.com Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *