Mar. Kor 23rd, 2024

Osmani në Spanjë: Kosova vend i pavarur dhe partner kredibil i Bashkësisë Ndërkombëtare

By Rtv Arbëria Gus22,2023

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Veriore, Bujar Osmani me porosi për Beogradin nga Spanja, ku po merr pjesë në akademinë verore të organizuar nga shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell.

“Më pyetën për Kosovën. Kosova është një vend i pavarur, një demokraci e gjallë që në 15 vjet të ekzistencës së saj e ka kaluar testin e demokracisë dhe e ka dëshmuar veten si një partner kredibil i bashkësisë ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut e ka njohur Kosovën dhe ka zhvilluar marrëdhënie të

Osmani edhe një herë iu bëri thirrje dy palëve për marrëveshje bazuar në njohje reciproke.

“ Jemi kaq krenarë që Përfaqësuesi i Lartë, Borrell vendosi që bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës të zhvillohen në Maqedoninë e Veriut, në Ohër, gjë që mendoj se ishte një aktivitet i suksesshëm për të dyja. Dhe ne thjesht i bëjmë apel Serbisë dhe Kosovës që të vazhdojnë me zbatimin e dispozitave të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit në mënyrë që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila në thelb e ka njohjen reciproke. Mendojmë se kjo është e vetmja rrugë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për ta vazhduar udhëtimin e tyre drejt integrimit në BE” theksoi ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *