Enj. Pri 25th, 2024

Osmani: Serbia të përgjigjet para drejtësisë ndërkombëtare për krimet në Kosovë

By Rtv Arbëria Pri 17, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bënë homazhe dhe nderuan kujtimin për të rënët në 23-vjetorin e Masakrës edhe në Çikatovë të Vjetër.

Osmani tha është një ditë me dhimbje të madhe për të gjithë Kosovën sepse shumë civil, shumë martirë, shumë dëshmorë ranë për lirinë e Kosovës.

Ajo tha se po kujtojnë këtë sakrificë të madhe pa të cilën liria jonë do të ishte e pamundshme.

“Liria jonë do të jetë e plot atë ditë kur do të këtë drejtësi për të rënët sepse fatkeqësisht këta që i kanë kryer këto krime akoma nuk kanë dal para drejtësisë, edhe sot përserisimin thirrjen tonë që Serbia të përgjigjet para drejtësisë ndërkombëtare, që mos t’i fsheh kriminelet, që ta pranojë fajin dhe të kërkoje falje”, tha ajo.

Kurse, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se masakra e Çikatovës së Vjetër dhe qindra masakra të tjera të cilat kanë ndodhur në Kosovë, prej aparatit shtetërorë të Serbisë, dëshmojnë qëllimin që kishin për shfarosjen e popullit tonë.

“Këto masakra janë dëshmia më e qartë se qëllimi i Serbisë ka qenë shfarosja e popullit tonë, për këtë arsye ne do të argumentojmë vazhdimisht gjenocidin që e ka bërë Serbia mbi popullin tonë civilë të pambrojtur të Kosovës dhe që vetëm atëherë kur drejtësia të vijë në vend, vetëm atëherë kur kriminelet të gjykohen e të marrin dënimin e merituar, atëherë zemrat e familjareve të cilët i humben më të dashurit e tyre, do të jenë më të lehtësuara, lavdi martirëve, lavdi dëshmorëve dhe lavdi të gjithë atyre që e dhanë jetën për lirinë edhe për pavarësinë e shtetit tonë”, tha ai.

Më 17 prill 1999 në Ҫikatovë të Vjetër janë vrarë e masakruar 128 shqiptarë të këtij fshati dhe të fshatrave të tjera.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *