“Pacientët u furnizuan me insulinë në mënyrë ilegale”

Edhe pse është paralajmëruar se gjatë kësaj jave të gjitha komunat e Kosovës do të furnizohen me insulina ne disa komuna kjo ende nuk ka ndodhur.

Mungesa e insulinës vazhdon të jetë problem i madh për pacientët që kanë nevojë për këtë ilaç në Komunën e Skenderajt. Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Famijare thonë se nuk kanë komunikim me ministrinë.

”Nuk ka pas kontakt të rregullt mes neve dhe ministrisë së shëndetësisë si institucion periferik dhe ministrisë së shëndetësisë por shumicën e informative ne I marrim prej mediave” tha Osman Veliu.

Veliu tutje ka treguar se përgjatë 4 muajve sa kjo qendër është përballur me mungesë insulinash, pacientët kanë përdorur insulinat të cilat nuk dihetn nëse kanë qenë të sigurta.

“Ka më shumë se katër muaj që ka mungesë të tyre kjo në radhë të parë është ndodh për shkak të procedurave të cilat sigurisht në ministrinë e shëndetësisë kanë has në gozhdë për shkak se nuk janë zhvilluar me kohë dhe tanimë qytetarët tanë që insulinat të I sugurojnë mes rrugëve jolegale që besoj se është në radhë të parë keq për neve si institucion dhe punonjës shëndetësorë po edhe për qytetarët që I marrin ndoshta në rrethana të cilat janë të pasigurta për shkak se shumë prej barnatoreve kur ua apin insulinat u thonë mos tregoni ku I keni marrë shpërndarja ilegale e insuinave në isa barantore ka anët poztie dhe negative sepse ne nuk jemi të sigurt në cilësinë në ruajtjn dhe origjinën e atyre insulinave.”

Edhe në Komunën e Drenasit, ku po ashtu ka psaur mungesë të insulinës në QKMF për muja të tërë. Nga këtu morëm informatën se dje kanë arritur dozat e para të këtij medikamenti.

Sidoqoftë gjendja atje është e rëndë.

Mungesë të insulinave për rreth 6 ka në tërë Kosovën. Javë më parë komuna e Prishtinës në bashkëpunim me drejtorinë e Shëndetësisë siguruan 40 mijë doza insulinë me mjete vetanake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Komente Së Fundi