Pamjet drithëruese tregojnë vrasësin e Shinzo Abe duke e ndjekur nga prapa me armën artizanale të përdorur

Në fotot e publikuara shihet ish-kryeministri i Japonisë Shinzo Abe me vrasësin e tij që e ndiqte në sfond, disa momente para se ai të qëllohej për vdekje.

Abe vdiq sot pas goditjes nga një vrasës i vetëm që përdori një armë artizanale.

67-vjeçari u qëllua në qafë e në gjoks, në krimin shokues motivi i të cilit mbete ende mister.

Në foton e fundit të marrë para se të vdiste, Abe ngjitet të flasë në podium teksa vrasësi e shikon i fiksuar nga prapa.

Disa minuta pas marrjes së fotos sulmuesi qëllon me armën e tij artizanale duke e plagosur fatalisht.

Pas dy të shtënave të zhurmshme Abe shihet duke mbajtur gjoksin me dorë.

Policia arrestoi si atentator të dyshuar një 41 vjeçar, veteran të ushtrisë së vendit me një armë artizanale.

Kryeministri aktual i Japonisë e quajti vrasjen një “akt djallëzor”.

Në shtëpinë e të dyshuarit u gjet një mjet i mundshëm eksploziv, raportonte rrjeti vendas NHK.

Japonia konsiderohet si një nga vendet më të sigurta në botë dhe ka ligje të ashpra për kontrollin e armëve.

Në pamjet televizive Abe shihet të bjerë në asfalt me gjoksin e përgjakur, teksa rojet e sigurisë vrapojnë drejt tij.

Ai u dërgua me urgjencë në spital ku kreu një transfuzion gjaku por nuk arriti të mbijetojë.

Kjo është vrasja e parë e një politikani japonez që prej kohës së pushtetit ushtarak të paraluftës në vitet 1930-të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Komente Së Fundi