Pre. Nën 1st, 2024

PDK: Do të angazhohemi maksimalisht që vendi të shkojë në zgjedhje

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Kështu u shpreh ai, teksa theksoi se e njëjta është përgjegjëse për privimin e 210 mijë nxënësve dhe mos realizimin e kompetencave ligjore. Tahiri bashkë më anëtarë të Komisionit për Arsim kanë mbajtur konferencë për media pas dështimit të seancës së jashtëzakonshme për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët, me ç’rast paralajmëruan se do të angazhohen maksimalisht që vendin ta çojnë në zgjedhje.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se Lëvizja Vetëvendosje do të duhej të ishte e pranishme në seancën e sotme dhe të diskutohej për çështjen e librave.

Ai deklaroi se do të bëjnë kallëzim penal për ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci. Sipas tij, kjo e fundit ka bërë shkelje penale, për çka, siç tha ai, do të ndiqet penalisht.

Për më tepër, shefi i deputetëve të PDK-së tha se do të angazhohen maksimalisht që vendi të shkojë në zgjedhje.

Edhe anëtarja e Komisionit për Arsim nga PDK, Eliza Hoxha tha se shumica parlamentare sot sërish ka ikur nga përgjegjësia. Sipas saj, ikja e parë është nga ministrja Nagavci, e cila nuk ka arritur të përmbush obligimin e saj ligjor.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *