Enj. Kor 18th, 2024

PDK përjashton tre anëtarë, nuk respektuan vendimin e partisë, bashkëpunuan me VV-në

By Rtv Arbëria Gus25,2023

Partia Demokratike e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur, ka marrë vendim për përjashtimin e tre antarëve nga strukturat e partisë në Gjilan, Leonora Morina – Bunjakun, Enver Shabanin dhe Bajram Isufin.

PDK njofton se përjashtimi i tyre nga partia u bë, pasi që të tre këta anëtarë, nuk kanë respektuar vendimin e partisë të marrë me datë 03 korrik, për pezullimin e çdo komunikimi zyrtarë dhe ndërprerjen e bashkëpunimit institucional me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani – Sadriu, si dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

“Në këtë kontekst, Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, si rezultat i mosrespektimit të këtij vendimi nga disa anëtarë të saj nga Dega në Gjilan, në mbledhjen e sotme ka vendosur që të përjashtojë nga të gjitha strukturat e saj, tre anëtarë: Leonora Morina – Bunjakun, Enver Shabanin dhe Bajram Isufin. Zyrtarët e përjashtuar nuk kanë zbatuar qëndrimet partiake dhe vendimin e Këshillit Drejtues të PDK-së edhe pas kërkesës me shkrim të datës 31 korrik 2023, të komunikuar zyrtarisht nga Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, dhe kanë vazhduar të shërbejnë Lëvizjen Vetëvendosje në Komunën e Gjilanit, përkundër prishjes së koalicionit kohë më parë “, thuhet në njoftim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *