Sht. Pri 20th, 2024

Përmbledhje e lajmeve – mesditë 26.07.2020

By Rtv Arbëria Kor 26, 2020

***Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti kanë marrë pjesë të dielen në ceremoninë përkujtimore për Enver Zymberin, zyrtarin e lartë policor që u vra nëntë vjet më parë.Ata kanë thënë se Zymberi vdiq në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës.***Vuçiq: Nëse Kosova tenton anëtarësimin në organizata, e vazhdojmë fushatën e çnjohjeve.***Përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë në samitin virtual të organizuar nga Këshilli Atlantik të mërkurën, më 29 korrik, njoftohet në faqen e kësaj organizate ndërkombëtare..***Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin, pritet që të hënën të vendosë nëse do të lejohet falja e namazit të Kurban Bajramit.Këshilltari i kryeministrit Hoti, Xhavit Beqiri, ka thënë se vendimi do merret nesër dhe falja e namazit pritet të bëhet vetëm në hapësira të hapura.*** Dënohet banda në Gjermani, ua merrnin shqiptarëve të Kosovës 5,000 euro për t’ua kaluar testet e gjermanishtes.*** Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, do të duhej të ndodhte dy vjet më parë.Eurodeputetja gjermane shpreson që gjatë Kryesisë aktuale të Këshillit gjerman do të sillet në agjendë dhe së shpejti do të merret një vendim.***Politikanët përkujtojnë Adem Demaçin.***moti: Ditëve të ardhshme vendi ynë dominohet nga fusha më stabile të presionit të lartë, të cilat favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell, derisa i nxehti afrikan do të shtrihet gradualisht mbi rajon, duke rritur temperaturat pak mbi vlera mesatare, temperaturat të shtunën do të lëvizin nga 14 deri në 25 gradë celcius.mundesi për të reshura dhe shkarkime rrufesh***covid-19 në Kosovë: total raste 6917, të sheruar, 3753.***www.rtvarberia.com***.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *