Enj. Pri 25th, 2024

Petkoviqi viziton Kosovën me lejen e MPJD-së

By Rtv Arbëria Kor 12, 2021

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq do të qëndroj të hënën dhe të martën (12-13 korrik) për vizitë në Kosovë.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporë (MPJD) në Kosovë kanë thënë për KosovaPress se Petkoviq ka bërë kërkesë për lejimin e vizitës në Kosovë bazuar në marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2014 në Bruksel.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka aprovuar kërkesën për lejim të vizitës në Republikën e Kosovës për zyrtarin serb Petar Petkoviq, për datat 12-13 korrik 2021. Kërkesa është bërë bazuar në Marrëveshjen për vizitat zyrtare, e nënshkruar në vitin 2014, në Bruksel”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së për KosovaPress.

Nga MPJD theksojnë se Petkoviq është i obliguar që të respektoj protokollin dhe agjendën si dhe t’iu përmbahet deklamimeve politike, gjuhën nxitëse dhe retorika kundër Kosovës.

“Zyrtari në fjalë është i obliguar që të respektoj protokollin dhe agjendën, dhe njëkohësisht të përmbahet nga deklarimet politike, gjuha nxitëse dhe retorika kundër Kosovës”, thonë nga MPJD për KosovaPress.

Çdo veprim kundër protokolleve do të ndikoj që MPJD të refuzoj kërkesat e radhës nga Serbia.

“Çdo tejkalim i këtyre rregullave, do të ndikoj që MPJD-ja të refuzoj kërkesat e radhës nga Serbia”, përfundon përgjigja e MPJD-së.

Petar Petkoviq do të marrë pjesë në një akademi të organizuar në “Shtëpinë e Kulturës”, me rastin e shënimit të 30 vjetorit të themelimit të Komunës së Zveçanit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *