Enj. Pri 25th, 2024

Pezullohet nga puna një zyrtar i shërbimit korrektues, i dyshuar për kontrabandë

By Rtv Arbëria Nën 1, 2022

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se e ka pezulluar nga puna zyrtarin me inicialet K.R.

I njëjti dyshohet se gjatë kryerjes së detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare duke mundësuar futjen e kontrabandës brenda Qendrës së Paraburgimit në Gjilan.

“Vendimi për pezullim është marr nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së, dhe menjëherë janë njoftuar organet kompetente, të cilat po merren e rastin. Masa e pezullimit mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër”.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *