Sht. Pri 20th, 2024

Plagosja e dyfishtë në Klinë, arrestohen 5 persona

By Rtv Arbëria Maj 18, 2022

Më datë 18 maj 2022 rreth orës 13:40, Policia është informuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë.

Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty është informuar se disa persona fillimisht janë rrahur mes veti, dhe si pasojë e rrahjes dy (2) persona janë plagosur nga arma e zjarrit.

Të plagosurit janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Pas një pune intensive të hetueseve të Stacionit Policor në Klinë, është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre (3) persona të dyshuar, tek të cilët janë gjetur dhe konfiskuar, dy (2) armë (pistoleta), dymbëdhjetë (12) fishek cal: 9mm, tre (3) fishek cal 7.65mm, dy (2) gëzhoja, një (1) brisk dhe një (1) sprej OC.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor prej 48- orësh.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *