Pre. Kor 19th, 2024

(Video)Policia deklarohet për rrahjen në Deçan, dy persona në spital e dy të tjerë të arrestuar

By Rtv Arbëria Gus1,2023

Policia është deklaruar për rrahjen e ndodhur pasditen e sotme në Deçan.

Dy persona kanë marrë lëndime trupore dhe ndodhen duke marrë tretman mjekësor ndërsa dy të tjerë janë arrestuar dhe ndodhen në stacion duke u intervistuar.

Rasti është konfirmuar për IndeksOnline nga zëdhënësi i PK-së për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15 e 20 minuta, kemi pranuar një informacion se në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan është duke ndodhur një përleshje fizike. Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia ka kuptuar se në rrahje janë përfshirë katër persona, ku dy prej tyre kanë marrë lëndime trupore. Policia ka arrestuar dy persona në lidhje me rastin dhe të njëjtit janë në pritje për tu intervistuar. Prokurori do të vendos në lidhje me rastin”, ka thënë Gashi.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar video nga kjo rrahje ku shihen personat teksa goditen me boksa e shqelma. Ende nuk dihen motivet që kanë quar deri të rrahja.

video rrahja

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *