Pre. Pri 19th, 2024

Policia identifikon autorin e vrasjes në Kaçanik, ndodhet në arrati

By Rtv Arbëria Maj 10, 2022

Policia ka identifikuar autorin i cili qëlloi me armë në drejtim të vëllezërve Kastriot dhe Hasan Berisha nga Dubrava e Kaçanikut, ku ky i fundit nuk ka mundur tu mbijetoi plagëve dhe ka vdekur në vend të ngjarjes ndërsa Kastrioti është dërguar në QKUK ku po merr ndihmën e mjekëve.

Burimet e IndeksOnline brenda organeve te rendit kanë konfirmuar se i dyshuari ndonëse është identifikuar, i njëjti ndodhet ende në arrati.

I vrari Hasan Berisha është rreth të 40-tave ndërsa trupi i tij i mbuluar ende ndodhet në rrugë përballë një autolarje.

IndeksOnline ka raportuar që në fillim për këtë krim që ka tronditur kaçanikasit.

Vrasja është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot në ora 14:00 kemi marr një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit” , përballë “Varrezave të Dëshmorëve, dy persona të moshës madhore kanë marr plagë nga arma e zjarrit. Nga informatat e para njeri për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga ekipet mjekësore, ndërsa tjetri është transportuar për ndihme mjekësore në Ferizaj e me pas është transportuar për QKUK për trajtim te mëtutjeshme mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë ekipet e policisë që po hetojnë rastin”, ka thënë për IndeksOnline, Kanun Veseli, zëdhënës i policisë në Feriza

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *