Pre. Pri 19th, 2024

Presidenti kroat ngushëllon Kosovën pas aksidentit të rëndë

By Rtv Arbëria Kor 25, 2021

Të paktën 10 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Kroaci.

Pas këtij aksidenti ka reaguar edhe presidenti kroat, Zoran Milanoviç. Ky i fundit ka ngushëlluar familjet e viktimave dhe popullin e Kosovës për këtë aksident tragjik.

“Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e pasagjerëve që vdiqën në aksidentin e trafikut që ndodhi këtë mëngjes pranë Slavonski Brod, unë ngushëlloj autoritetet dhe popullin e Kosovës në këtë kohë të trishtuar për të gjithë ata. Iu uroj shërim të shpejtë pasagjerëve të lënduar”, shkroi ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *