Presidentja Osmani përkujtoi 23-vjetorin e Masakrës në Lagje të Re dhe në Rakoc të Kaçanikut

Në 23- vjetorin e Masakrës në Lagje të Re dhe Rakoc të Kaçanikut, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar rënien e 28 dëshmorëve të kombit të UÇK-së dhe 32 martirëve, më 9 prill të vitit 1999.

“Dëshmorët dhe martirët janë garanca e të tashmes sonë, por edhe orientimi se nga duhet të ecim. Në këtë përvjetor, kujtojmë me respekt ata që u bënë gardian të popullit, por edhe ata civilë, të cilët pësuan nga regjimi gjenocidal i Serbisë vetëm sepse ishin shqiptarë. Vetëm drejtësia do t`i jap kuptim lirisë sonë! Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët dhe martirët!”, ka theksuar Presidentja Osmani në përkujtimin për Masakrën në Lagje të Re dhe në Rakoc.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Komente Së Fundi