Enj. Pri 25th, 2024

Prokuroria kërkon dënimin e dy të akuzuarve për vjedhjen e karburanteve

By Rtv Arbëria Mar 8, 2022

Me dhënien e fjalës përfundimtare nga prokurori Besart Mustafa dhe të akuzuarve Dashnim Alimoviq dhe Adem Hasani ka përfunduar gjykimi ku këta të fundit po akuzohen se së bashku vodhën 500 litra benzinë dhe 15 litra vaj.

Në fjalën e tij përfundimtare prokurori Mustafa deklaroi se është vërtetuar se të akuzuarit Dashnim Alimovi dhe Hasani kanë kryer veprën penale si dhe i propozoi gjykatës që të njëjtit t’i shpall fajtor dhe t’i dënoj sipas ligjit.

Në anën tjetër, të akuzuarit Dashnim Alimovi dhe Hasani në fjalën e tyre përfundimtare kanë deklaruar se nuk e ndjejnë veten fajtor dhe se benzinën dhe vajin nuk e kanë vjedhur por e kanë gjetur.

Ndryshe, para fjalës përfundimtare është bërë edhe administrimi i provave dhe dëgjimi i dëshmitarëve Ramish Rushiti dhe Gëzim Alimoviq.

Dëshmitari Rushiti duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Mustafa ka deklaruar se benzinën e ka blerë nga të akuzuarit.

“Po është e vërtetë e kam ble një kantë prej tyre se më kanë thënë që e kanë gjet dhe është e vërtetë qe e kam blerë në vlerë prej 10 euro”, deklaroi dëshmitari Rushiti.

I njëjti deklaroi se kishte pasur dyshime nëse benzina që e kishte blerë nga dy të akuzuarit kishte qenë e vjedhur.

“I kom pyt kanë thanë që jo i kena gjetë në therra, unë e kam blerë dhe ia kam qitur kerrit”, shtoi tutje dëshmitari.

Ai deklaroi se kjo kishte qenë hera e vetme që kishte blerë diçka nga të akuzuarit.

Po ashtu në këtë seancë në cilësi të dëshmitarit është dëgjuar edhe Gëzim Alimoviq i cili ka deklaruar se nuk kishte biseduar asnjëherë me të akuzuarin Dashnim Alimoviq për benzinën apo naftën.

Tutje, i njëjti ka thëne se nuk iu kujtohej asgjë tjetër lidhur me këtë rast.

Shpallja e aktgjykimit për këtë çështje penalo-juridike do të bëhet më 10 mars.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 31 maj 2017, më 20 prill 2016 në lagjen 28 tek depoja e hekurudhës së ”Infra-Kos” në Fushë Kosovë të akuzuarit Alimoviq dhe Hasani në bashkëkryerje me qëllim që t’i sjellin vetes përfitime pasurore në mënyrë të kundërligjshme kanë depërtuar brenda në depon e kompanisë dhe nga aty kanë marrë 500 litra benzinë dhe 15 litra ule me ç’rast i kanë shkaktuar dëm material S.B, shef në njësinë e “Infra-Kos”.

Me këtë, Alimoviq dhe Hasani po akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vjedhja” nga neni 325 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së./BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *