Mar. Kor 23rd, 2024

Qeveria e Kosovës jep një banesë të konfiskuar për një familje skamnore

By Rtv Arbëria Gus9,2023

Qeveria e udhëhequr nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë sot vendim që të jep një banesë të konfiskuar për një familje skamnore.

Kurti tha se me këtë vendim do të sigurohet strehimin i një familje të Prishtinës e cila po rritë me vështirësi edhe një fëmijë me autizëm.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e ndihmës për familjet të cilat janë në gjendje të rëndë ekonomike si dhe janë pranë braktisjes së fëmijëve, Komisioni në pajtim me kompetencat ligjore Rekomandon që banesa e konfiskuar me Aktgjykimin e Plotfuqishëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë PKR.Nr.642/15 të datës 28.06.2017, në adresën “Ulpiana” Ob. E-30 L.1, kati përdhesë nr.4 në Prishtinë me sipërfaqe 97.30m² e regjistruar në emër të RKS-AAPSK, e legalizuar të kaloj në shfrytëzim Komunës së Prishtinës, në afat 5 vjeçar, ku Komuna obligohet ta akomodoj familjen në fjalë” tha ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Ky është një hap i vogël por shumë i rëndësishëm për këtë familje. Si ministri e Drejtësisë, bashkë me Komisionin do të sigurohemi që pronat e konfiskuara t’u ofrohen kategorive që kanë më së shumti nevojë”, tha Haxhiu.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *