Qeveria miraton masat e reja anti COVID

Qeveria e Kosovës para pik minutash ka mbajtur mbledhjen ku me propozim të ministrisë së Shëndetësisë janë miratuar disa masa të reja anti COVID, transmeton “Indeksonline”.

Një nga masat e marra parasheh që nga 20 gushti deri më 1 shtator të mbyllen klubet e natës.

Poashtu parashihet edhe të zvogëlohet orari i punës në gastronomi.

Vendimi i ri prek edhe dasmat.

Do të kufizohet orari dhe numri i mysafirëve.

Ministri Arben Vitia ka thënë se nuk përjashtohet marrja e masave të reja varësisht nga situata epidemiologjike.

“Në situatën aktuale jemi të detyruar të ndërmarrim masa që vënë në pah shëndetin publik të qytetarëve. Nga data 20 gusht do të mbyllen klubet e natës, do të ndalohen ahengjet si fejesat, dasmat e tjerë. Nga momenti i publikimit të këtij vendimi në gazetën zyrtare do të shkurtohet orari i gastronomisë. Nuk do të lejohet që asnjë person të futet në ambientet e mbyllura apo në transportin publik pa maskë, edhe pse kjo ka qenë nga masat paraprake, por tani do të rritet mbikëqyrja dhe monitorimi. Të gjithë qytetarët që vijnë nga vendet e cilësuara me rrezikshmëri të lartë, duke përfshirë edhe qytetarët tanë, ku do t’iu kërkohet certifikata e vaksinimit, testi negativ”, tha Vitia.

Ndërsa, ministri i Financave, Hekuran Murati, theksoi se do të mbështesin çdo vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, si rrjedhojë e këtyre masave.

Sot është shënuar numër rekord i të infektuarve brenda 24 orëve.

Opozita ka drejtuar kritika të mëdha në drejtim të Qeverisë për menaxhimin e pandemisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Komente Së Fundi