Mër. Pri 24th, 2024

Qeveria prezanton ndihmat për bujqit, subvencionohet nafta dhe plehërimi artificial

By Rtv Arbëria Mar 9, 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka bërë të ditur disa ndihmesa që po iu bëhen bujqve në Kosovë.

Kurti ka bërë të ditur se programet e subvencionit do të shpallen këtë muaj dhe nuk do të ketë vonesa.

Kreu i ekzekutivit ka bërë me dije se bujqit do të ndihmohen për derivate të naftës dhe në plehërim artificial, transmeton Indeksonline.

“Nafta paraqet ndër shpenzimet kryesore operative për fermerët. Asnjë qeveri nuk i ka përkrahur bujqit në këtë drejtim. Në po sigurohemi që vetëm bujqit të marrin këtë përkrahje. Me subvencionimin e naftës përmbushet edhe një zotim publik i yni. Sot, duke mbajtur zotimin e dhënë para qytetareve qeveria do të subvencionoj çmimin e naftës në vlerë 5 milionë euro. 36 cent për litër do të subvencionohet. Bujqit do të subvencionohen edhe për plehërim pranveror. 150 euro për hektarë për grurin dhe nga 100 euro për disa kulture bujqësore si misër, patate edhe fasule”, ka bërë të ditur Kurti në këtë konferencë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *