Rama diskuton me Zyrën e BE-së në Prishtinë mbi projektet e hekurudhës dhe sallës koncertale

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama është takuar sot me udhëheqësin e Komisionit nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë Luigi Brusa, me të cilin ka biseduar mbi projektet e hekurudhës dhe sallës koncertale.

Në një postim në Facebook, Rama ka shkruar se në takim kanë vlerësuar hapat e mëtejshëm të komunës që ai drejton për t’i evituar vështirësitë potenciale.

“Me kënaqësi mirëpresim takimin e radhës për të ndërmarrë hapa konkretë për realizimin e këtyre projekteve me vlerë kapitale për Prishtinën e Kosovën”, ka shkruar ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Komente Së Fundi