Enj. Pri 25th, 2024

Ramush Haradinaj: Të lejohen qytetarët që të tërheqin mjete nga Trusti

By Rtv Arbëria Shk 21, 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se qytetarët në Kosovë janë në një situatë tejet të vështirë ekonomike e sociale.

Haradinaj e konsideron si hap urgjent, aprovimin e një vendimi që lejon qytetarit të tërheqin një përqindje të caktuar të mjeteve nga trusti pensional.

“Situata është e jashtëzakonshme, prandaj edhe vendimet duhet të jenë të jashtëzakonshme”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Qëndrimi i plotë i Haradinajt për këtë çështje:

Të lejohen qytetarët që të tërheqin mjete nga Trusti

Qytetarët në Kosovë janë në një situatë tejet të vështirë ekonomike e sociale. Shtrenjtimi i artikujve elementarë për jetesë, ka shtyer shumë kategori që të përballen gjithnjë e më shpesh me mbijetesën ekonomike. Prandaj e konsideroj si hap të parë urgjent, aprovimin e një vendimi që lejon qytetarët të tërheqin një përqindje të caktuar të mjeteve nga trusti pensional. Situata është e jashtëzakonshme, prandaj edhe vendimet duhet të jenë të jashtëzakonshme. Natyrisht krahas kësaj mase, qeveria duhet të mendojë edhe për masa të tjera, në këtë kohë vështirë të përballueshme për qytetarët.

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *