Pre. Pri 19th, 2024

Raportimet se SHBA do të sjellë në Kosovë afganë të dyshimtë, reagon Ambasada Amerikane në Prishtinë

By Rtv Arbëria Sht 4, 2021

Ambasada Amerikane në Prishtinë, ka thënë se nuk qëndrojnë raportimet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë të transferojnë në Kosovë individë nga Afganistani, të cilët autoritetet amerikane i kanë konsideruar të papranueshëm për SHBA-në.

Përmes një komunikate për media, Ambasada Amerikane ka thënë se marrëveshja midis SHBA-së dhe Kosovës i lejon SHBA-të të strehojnë përkohësisht në kampin Bondsteel një numër të kufizuar qytetarësh afganë, aplikimet e të cilëve kërkojnë përpunim shtesë.

SHBA ka falënderuar Kosovën për rolin e saj në ndihmën e kryerjes së detyrës së madhe të zhvendosjes së dhjetëra mijëra qytetarëve afganë për në Shtetet e Bashkuara dhe shtetet tjera, përcjell Bota sot.

Mediumi amerikan “NBC” dje ka raportuar se SHBA-ja do të dërgojë drejt Kosovës të paktën dy refugjatë për verifikim të mëtejmë, pas dyshimeve se ata kanë lidhje me talebanët.

Komunikata e plotë:

Deklaratë për mediume nga ambasada e SHBA-ve në Prishtinë

Shtetet e Bashkuara i janë mirënjohëse Kosovës për rolin e saj në ndihmën e kryerjes së detyrës së madhe të zhvendosjes së dhjetëra mijëra qytetarëve afganë për në Shtetet e Bashkuara dhe shtetet tjera, përfshirë partnerët e NATO -s, e që u kanë ofruar shtëpi të përhershme afganëve që janë në rrezik. Roli i Kosovës në këtë përpjekje është një mirënjohje për dhembshurinë dhe bujarinë e popullit të saj dhe për rolin në rritje të Kosovës në skenën globale.

Procesi përmes të cilit afganët aplikojnë për viza të veçanta imigruese ose status refugjati në SHBA është kompleks, dhe disa aplikantë janë ende në procesin e marrjes së dokumenteve të nevojshme dhe dhënies së të gjitha informatave që kërkohen për t’u kualifikuar për hyrje të menjëhershme sipas ligjit të SHBA-ve.

Disa raporte të mediumeve kanë lënë lexuesit me përshtypjen e pasaktë se Shtetet e Bashkuara synojnë të transferojnë në Kosovë individë të cilët autoritetet amerikane i kanë konsideruar të papranueshëm për Shtetet e Bashkuara. Kjo nuk qëndron.

Marrëveshja midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës i lejon Shtetet e Bashkuara të strehojnë përkohësisht në kampin Bondsteel një numër të kufizuar qytetarësh afganë, aplikimet e të cilëve kërkojnë përpunim shtesë. Kjo mund të përfshijë detyra si: qartësimi i identitetit të aplikantëve, historinë e tyre të punësimit, ose lidhjet tjera me Shtetet e Bashkuara. Zyrtarë të Ambasadës Amerikane në Kosovë po ndihmojnë në këtë proces.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *