Hën. Dhj 9th, 2024

Rasti i 53-milionëshit, ish-kryeministri Haradinaj pritet të dëgjohet si dëshmitar

Është aprovuar propozimi i të akuzuarit Eset Berisha që në rastin e “53-milionëshit” të dëgjohet si dëshmitar edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, raporton Betimi për Drejtësi.

Të akuzuarit në këtë rast janë ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, këshilltari i lartë politik i Lekajt, Eset Berisha, ish-sekretari i Përgjithshëm në MI, Nebih Shatri, si dhe drejtori i Prokurimit Publik, Besim Tahiri.

Berisha ka dhënë arsyetimin që të dëgjohen si dëshmitarë, Haradinaj, Argjent Zejnaj dhe Aziz Sallahu.

“Për dëshmitarin Haradinaj, i akuzuari Eset Berisha tha se i njëjti do të dëshmojë lidhur me atë se si personalisht Haradinaj i kishte kërkuar të përpilonte opinionin ligjor për pagesën shtesë të 53.1 milionëve ndaj kompanisë ‘Bechtel&Enka’”.

Ndërkaq, për propozimet e Berishës u deklaruar edhe i akuzuari tjetër, Lekaj, duke thënë që Haradinaj do ta sqarojë rastin n

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *