Remi jep dëshminë në Speciale, përmend disa emra të njohur

Para Dhomave të Specializuara në Hagë ka filluar dëshmia e Rrustem Mustafës i njohur si Komandant Remi.

Ai është përballur nga Prokuroria me disa dokumente që tregonin për raportet që duhet të kenë zonat e ndryshme me vëzhguesit e OSBE-së dhe është marrë në pyetje ku ka treguar se më 15 shtator ka qenë dita e parë kur ka marrë pjesë në betejë e Kaçandollit.

Komandant Remi ka përmendur edhe ish-kreun e UÇK-së, Jakup Krasniqin e Lirak Qelaj.

Nga Prokurorja është pyetur edhe për misionin e OSBE-së dhe qëllimin e saj, ku Rrustem Mustafa është përgjigjur se ata kanë pasur për qëllim vëzhgimin e luftës që po zhvillohej në Kosovë dhe ndërmjetësimin mes dy palëve.

Tutje Komandant Remi, është pyetur edhe për një dukument që jep udhëzime, tregon si të veprohet me gazetarët, vëzhguesit e diplomatët. i cili si duket i është drejtur zonave operative të Llapit, ku në të shihet edhe nënshkrimi i zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare, Jakup Krasniqi.

Gjatë dëshmis është përmendur edhe emri i deputetit të pavarur në Parlamentin e Kosovës, Fatmir Humolli si ndërlidhës për zonën e Llapit.

Rrustem Mustafa, ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni për të dhe detyren e tij.

Komandant Remit pritet të dëshmoj 35 orë në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *