Enj. Pri 25th, 2024

Rizvanolli: Na pret dimër i vështirë, Kosova po përballet me sfida në sektorin e energjisë

By Rtv Arbëria Tet 12, 2022

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, po merr pjesë në takimin jozyrtar të Ministrave të Energjisë që po zhvillohet në Pragë të Çekisë.

Nga aty, ajo për media deklaroi se, ashtu si edhe ministra të shteteve tjera, ndodhet atje për të mësuar më shumë rreth metodologjisë prapa masave që po merren në sektorin e energjisë, por gjithashtu edhe që t’i shprehin pikëpamjet e tyre rreth asaj se çka do t’u ndihmonte në këtë periudhë të krize.

“Kosova po përballet me shumë sfida, natyrisht ashtu si edhe shumica e shteteve në sektorin e energjisë. Ne veçanërisht varemi nga importet gjatë dimrit, gjë që e bën këtë dimër veçanërisht të vështirë për ne”.

“Shpresojmë se masat që po i ndërmerr Bashkimi Evropian do të na përfshijnë dhe ne dhe të ketë efekt pozitiv për ne. E dimë se kjo do të varet shumë nga mënyra se si ato janë dizajnuar, nga zbatueshmëria e tyre në vendet tona dhe nga mënyra se si janë dizajnuar në shtetet evropiane në fakt, nëse kanë impakt dhe efektet “spillover” në shtetet tona”, u shpreh Rizvanolli.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *