Hën. Dhj 9th, 2024

Rritet numri i qytetarëve të gatshëm të protestojnë për arsye politike

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë ka lansuar edicion e 24-të të Përmbledhjes së Pulsit Publik, sipas të cilit vërehet rritje e gatishmërisë së qytetarëve, për të protestuar për arsye politike.

Sipas Pulsit Publik, një numër dukshëm më i lartë i të anketuarve ishin të gatshëm të protestonin për arsye politike në prill 2023 37.6 për qind, krahasuar me nëntorin 2022 ku ishte 24.2 për qind.

I njëjti numër i qytetarëve të gatshëm për të protestuar u regjistrua në prill 2022, 37.6 për qind. Të dhënat e zbërthyera sipas përkatësisë etnike, treguan një rritje të gatishmërisë për të protestuar për arsye politike në mesin e të gjitha etnive.

Rritja më e madhe e gatishmërisë për të protestuar ishte te serbët e Kosovës me 40.5 për qind, krahasuar me 11 për qind në nëntor 2022.

Vlerësimi në mesin e shqiptarëve të Kosovës ishte 28.5% krahasuar me 24.3% në nëntor 2022, ndërsa vlerësimi në mesin e pjesëtarëve të komuniteteve të tjera të Kosovës ishte 29.5% krahasuar me 21% në nëntor 2022”, thuhet në raportin e Pulsit Publik.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *