Enj. Kor 18th, 2024

Sami Delia është doktori kosovar që u arrestua për marrje ryshfeti

By Rtv Arbëria Sht4,2023

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti për Krime të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka urdhëruar ndalimin e një doktori me dyshimet për marrje ryshfeti.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i arrestuari është ortopedi, Sami Deliaj, doktor në QKUK. Pas arrestimit të Deliajt, ka reaguar edhe SHSKUK.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, me shqetësim ka pranuar lajmin se një mjek është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale, marrje e ryshfetit.
Drejtoria e ShSKUK-së është duke e përcjellë me vëmendje këtë situatë dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore. Shkelësit e ligjit nuk kanë vend në institucionet publike shëndetësore.
Ftojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë raste të parregullsive” thuhet në reagimin e SHKUK.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *