Hën. Tet 7th, 2024

Sazan Ibrahimi: Nagavci po merr vendime arbitrare, ka disa probleme që ministria duhej t’i bisedonte me komunat

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi e ka vlerësuar vendim arbitrar propozimin e ministres Arbërie Nagavci për tekstet shkollore.

Ibrahimi në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se ministrja e Arsimit nuk është konsultuare fare me drejtorët komunal të arsimit për këtë metodologji, që prindërtit t’i blejnë tekstët për fëmijet e tyre, më pas ministrua t’ua rimbursojë.

“Neve si AKK do e kemi takimin e kolegjiumit të arsimit (ku DKA-të janë anëtar) ku edhe do të diskutohen këto probleme. E ftuar është edhe Ministrja Nagavci. Pra po themi që këto vendime po merren pa u konsulutuar fare me komunat. DKA-të nuk janë të informuara fare për këtë çështje dhe kjo tregon se tekstet shkollore mund të vonohen akoma më shumë dhe që kjo të ketë pasoja në një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor! Nuk kemi informata lidhur me rregullimin ligjor të kësaj çështje”, ka thënë ndër të tjera Ibrahimi.

Më tutje, ai ka thënë se MASHTI e ka obligim Ligjor që t’i siguroj tekstet shkollore për nxënësit që vijojnë mësimin e obliguar.

“Kush garanton se mjetet do të shpërndahen saktë në llogaritë e prindërve kur dihet se shumë prindër mund të mos kenë llogari bankare? Si do të përzgjedhen tekstet e shkollave nga ana e prindërve (fjala është për shtëpitë botuese)? Çka nëse një libër ka qenë I kontraktuar të shtypet për 5 euro e që po të njëjtin libër prindërit duhet ta paguajnë në librari 7 eur? Çfarë mase ka paraparë MASHTI që të jetë i sigurt se nxënësit do t’i blejnë të gjitha tekstet shkollore të parapara? Ka komuna që nuk kanë librari fare . Këto janë problemet që MASHTI është dashur t’I diskutojë me komunat përpara se të sjellë vendime të tilla”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se konferenca e sotme e ministres Nagavci ka nxitur reagime të shumta.

Zyrtarë të partive opozitare, analistë e kanë krituar Nagavcin duke e vlerësuar të paaftë në udhëheqjen e këtij sektori.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *