Sekuestrimi i vilave në Brezovicë/ Prokurori i rastit, Rasim Maloku jep detaje

Që nga mëngjesi, prokurori i ‘Rastit Brezovica’, Rasim Maloku ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po sekuestrohen dhjetëra vila në zonën e dytë të parkut kombëtarë ‘Sharri’.

Ai në një intervistë për IndeksOnline nga vendi i ngjarjes ka treguar detaje nga ky aksion, ku thotë se deri në këtë moment janë sekuestruar 30 objekte ndërsa janë edhe 50 të tjera në proces të sekuestrimit.

Maloku ka thënë se për momentin e rëndësishme është sekuestrimi ndërkohë do të bëhet identifikimi i pronarëve të atyre objekteve.

“Deri më tani janë sekuestruar mbi 30 objekte, mirëpo aksioni është duke vazhduar edhe për kundër kushteve atmosferike që është koha më shi. Ne po vazhdojmë aksionin, po besojmë që deri në fund të sekuestrohen të gjitha vikend-shtëpizat që ndodhen në këtë zonë, e që përafërsisht mund të jenë rreth 80 vikend-shtëpiza”, deklaroi prokurori Maloku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Komente Së Fundi