Enj. Pri 25th, 2024

SHBA i konfirmon diskutimet me Kosovën për ndihmën ndaj afganëve

By Rtv Arbëria Gus 15, 2021

Ambasada Amerikane në Kosovë thotë se janë në bisedime me qeverinë për të parë se si Kosova mund të ndihmojë në këtë çështje.

“Ne mund të konfirmojmë se qeveria e Amerikës është në diskutime me qeverinë e Kosovës se si Kosova mund të ndihmojë partnerët amerikanë në Afganistan. Ne nuk kemi detaje të tjera për të dhënë, tani për tani. Për detaje shtesë do të ju njoftojmë me kohë”, thuhet në përgjigjen e ambasadë.

Kosova është shprehur e gatshme të strehojnë qytetarët afganë, pas komunikimeve që kanë nisur nga muaji korrik me autoritetet amerikane.

Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se çështjen po e trajtojnë me kujdes dhe siç thonë, gjithçka do të përmbyllet mirë.

“Që nga mesi i korrikut jemi në komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet shtetërore dhe ushtarake amerikane për këtë çështje të dhimbshme e të ndjeshme. Ka shumë punë logjistike e teknike, të sigurisë dhe sociale, që po i trajtojmë me kujdes. ShBA-të janë aleati ynë kryesor dhe partneri ynë strategjik. Gjithçka do të përmbyllet mirë”, ka konfirmuar Luan Dalipi, shef i stafit të Kryeministrit Albin Kurti.

Ndërsa, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pohuar se për këtë çështje ishte kontaktuar në korrik nga ambasadori Kossnet. Të cilit thotë se menjëherë, pa asnjë hezitim ia ka dhënë pëlqimin e saj.

Osmani thotë se ka qenë kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që kjo çështje të mbetet konfideciale për arsye të sigurisë dhe të procesit të largimit të qytetarëve afganë.

Tutje, Osmani thotë se Qeveria e Kosovës, menjëherë pas kërkesës dhe diskutimit e dakordimit institucional, “ka formuar grupin punues që merret me çështjet organizative bashkë me partnerët tanë amerikanë”.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, të dielën tha se Kosova duhet t’i përgjigjet pozitivisht strehimit të afganëve nëse kërkohet nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Teksa theksoi se Shqipëria i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së amerikanëve.

Talebanët kanë hyrë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Zyrtarët amerikanë thanë se diplomatët po transportoheshin në aeroport për t’u larguar nga vendi. Po ashtu bëhet me dije se po dërgohen dhe ushtarë për të bërë të mundur evakuimin e sa më shumë qytetarëve dhe të shmanget ndonjë tragjedi.

Talebanët kanë bërë përparim të shpejtë gjatë javëve të fundit, duke marr nën kontroll pjesë të mëdha të territorit teksa forcat e huaja, të udhëhequra nga SHBA-ja, po tërhiqen nga Afganistani.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *