Sht. Pri 20th, 2024

Shtyhet seanca, mbetet pa u shqyrtuar projektligji për rregullimin e çmimeve për produktet bazë

By Rtv Arbëria Tet 14, 2022

Ka dështuar të mbahet seanca e re, ku në rend të ditës kanë qenë dy projektligje.

30 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar mbajtjen e kësaj seance për shqyrtimin e dy projektligjeve në mënyrë të përshpejtuar. Por, pas mospajtimeve të grupeve parlamentare, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka njoftuar se për këto pika do të vendoset të hënën në kryesi.

Në seancën e re të filluar në orën 16:00 ishte paraparë të shqyrtohet në parim projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg dhe për mbështetjen e punëve publike.

“Ka një mospajtim sa i përket vet mundësisë së trajtimit të këtyre pikave në seancë. Dhe pas një konsultimi me… grupet parlamentare u morëm vesh që meqenëse është kontestuese mënyra se si mund të trajtohen çështjet kategorizuese sipas pikës 2 të nenit 85 të rregullores, atëherë po mbetet që në mbledhjen e kryesisë të së hënës të japim epilog kësaj dhe të hyjnë këto në një seancë të rregullt”, ka thënë kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *