Enj. Pri 25th, 2024

Sveçla dhe ambasadori amerikan flasin për nevojën e reformave në Polici e administratë publike

By Rtv Arbëria Jan 19, 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Me këtë rast, ministri Sveçla e uroi ambasadorin Hovenier për emërimin si ambasador i SHBA-ve në Kosovë dhe shprehi përkushtimin e tij për të vazhduar thellimin e bashkëpunimit në mes MPB-së dhe shtetit amerikan.

Ministri Sveçla falënderoi Ambasadorin Hovenier për mbështetjen e vazhdueshme dhe vuri në dukje se SHBA-të janë partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës. Ai theksoi se është i përkushtuar që të punojë ngushtë me qëllim të forcimit të kapaciteteve të sundimit të ligjit në Kosovë, sidomos të agjencive të MPB-së, për ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim.

Në këtë takim është biseduar edhe për prioritetet e Qeverisë dhe MPB-së, për rëndësinë e sundimit të ligjit, si dhe nevojën për reforma në Policinë e Kosovës dhe administratën publike, të cilat kanë impakt të drejtpërdrejtë edhe në sigurinë e vendit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *