Mër. Kor 24th, 2024

Tërhiqet projektligji për pagën minimale

By Rtv Arbëria Kor12,2023

Janë bërë më shumë se një vit nga votimi në lexim të parë i projektligjit për pagën minimale. Në ditët kur pritej vendimi në lexim të dytë, ka ndodhur e papritura.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se projektligji për pagën minimale do të tërhiqet në tërësi.

Me projektligjin që kaloi gjysëm e punës në Kuvend, paga minimale në Kosovë do të bëhej 264 euro bruto, apo 250 euro neto.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Qeveria e Kosovës e ka në plan që në diskutimin e ri paga minimale të jetë më e madhe se 300 euro.

Në seancën parlamentare që do të mbahet nesër, shqyrtimi i pagës minimale do të jetë temë diskutimi në pikën e 15 të diskutimit.

Por, Qeveria e Kosovës nesër pritet ta tërheqë këtë pikë për ta plotësuar në diskutimet e ardhshme.

“Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore” është njoftimi i Kuvendit për pikën e nesërme që me shumë gjasë do të tërhiqet në seancën e nesërme.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *