Enj. Pri 25th, 2024

U procesohen pagesat qytetarëve që kursyen rrymën gjatë dhjetorit

By Rtv Arbëria Jan 25, 2023

Sot është procesuar në llogaritë e konsumatorëve pagesa e subvencionit të energjisë elektrike për faturën e muajit dhjetor, për të gjithë ata që kanë kursyer, sipas kushteve të masës mbështetëse. Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati.

Përmes një postimi në Facebook, Murati theksoi se gjatë dhjetorit, nga kursimi i energjisë elektrike përfituan 208 e 667 mijë qytetarë.

“Për më shumë se 208 mijë familje që kanë kursyer energjinë, Ministria e Financave ka përllogaritur dhe procesuar për faturën e muajit dhjetor, dhe kjo tash mund të shihet në llogarinë tuaj online me KESCO me përshkrimin ‘GOVSUB – Energy Saving/2022/P12’”, ka shkruar ai.

Ministri Murati po ashtu ka bërë thirrje për kursim të energjisë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *