Enj. Kor 18th, 2024

Vitia pritet nga homologu i tij çek, flasin për bashkëpunimin në shëndetësi

By Rtv Arbëria Gus16,2023

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia po qëndron në Republikën Çeke, ku ka zhvilluar takim me homologun e tij Vlastimil Valek dhe zv/ministrin Jakub Dvoracek.

Gjatë këtij takimi, Vitia e falënderoi ministrin çek, i cili njëkohësisht është edhe zv/kryeministër për qëndrimin e Republikës Çeke në raport me Kosovën dhe ndihmën e këtij shteti.

“U diskutua për një bashkëpunim të hapur, në shumë fusha, siç janë mundësia e trajnimeve të profesionistëve shëndetësor për të përfituar nga përvoja e një prej sistemeve më të avancuara të shëndetësisë, si dhe ekspertizat në fusha të caktuara, veçanërisht për çështjen e sigurimit shëndetësor me qëllim të sigurimit të qasjes së barabartë për qytetarët në kujdesin shëndetësor dhe lehtësimin e barrës financiare për pacientët dhe familjet e tyre”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në kuadër të kësaj vizite, ministri Vitia i shoqëruar nga drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi vizitoi edhe Spitalin Universitar në zonën Motol të Pragës, që ofron shërbime në fushën e kujdesit të përgjithshëm dhe të specializuar dhe është objekti më i madh mjekësor në këtë shtet dhe një prej spitaleve më të mëdha në Evropë për shërbimet në pediatri.

Gjatë kësaj vizite, ministri Vitia pa nga afër punën në Departamentin Onkologjisë së Rrezatimit ku kryhen trajtime gjithëpërfshirëse multidisiplinare të sëmundjeve të kancerit (tumoret e ngurta dhe limfomat) në bashkëpunim me vende të tjera të specializuara të punës si dhe u diskutua për mundësinë e trajnimit të mjekëve dhe fizikantëve në fushën e radioterapisë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *