Sht. Pri 20th, 2024

Vjosa Osmani pritet nga Papa Françesku në Selinë e Shenjtë

By Rtv Arbëria Jan 23, 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur sot në Selinë e Shenjtë, nga Papa Françesku.

Në njoftimin e dhënë nga presidentja thuhet se Osmani ka informuar Papën për promovimin e paqes që bën Kosova, bashkëjetesën mes njerzëve si traditë e kahmotshme e jona.

“E lumtur të pritesha në audiencë private nga Papë Françesku në Selinë e Shenjtë.
Papën e njoftova me vendosmërinë tonë për ta kultivuar e promovuar më tej paqen, harmoninë dhe bashkëjetesën ndërmjet njerëzve, si vlera të popullit tonë, mbi të cilat janë kultivuar e ruajtur prej afro dymijë vjetësh edhe raportet tona me Selinë e Shenjtë. Në mënyrë të veçantë e falënderova Atin e Shenjtë për kujdesin që ai po tregon ndaj Kosovës dhe e falënderova për vendimin e tij të para pesë vjetëve, që Administratën Apostolike ta ngrinte në nivel të dioqezës. Ishte kënaqësi e veçantë po ashtu që të shkëmbeja me të pikëpamjet mbi orientimin euroatlantik të Kosovës dhe progresin e vendit tonë drejt këtij synimi.
Thellimi i mëtejmë raporteve me Vatikanin dhe zgjerimi i bashkëpunimit në shumë fusha janë orientim yni i përbashkët. Synimi i Kosovës për njohje nga Vatikani kontribuon në këtë drejtim dhe në avancimin e mëtejmë të raporteve tona shekullore” shkruan Osmani në njoftim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *