VV-ja shpalos platformën e organizatës “Gratë për Vetëvendosje” dhe “Rinia për Vetëvendosje”

Partia më e madhe në vend, Lëvizja Vetëvendosje ka shpalosur platformën e organizatës “Gratë për Vetëvendosje” dhe “Rinia për Vetëvendosje”, me ç’rast kreu i kësaj partie, Albin Kurti ka shpalosur programin e tij për të fituar edhe një mandat në krye të kësaj partie.

Fillimisht, folën, kryetari i degës së VV-së në Prishtinë, Arben Vitia dhe kandidatja e organizatës “Gratë për Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu.

Kryetari i Degës së VV-së në Prishtinë, Arben Vitia, pati fjalë të mëdha për kreu e partisë njëherësh kryeministër, Albin Kurti.

Ai tha se për këto vite, emri i tij është lidhur me drejtësi e me punë të palodhshme.

“Ne synojmë me gratë e vajzat drejtësinë, me djemtë drejtësinë e me popullit barazinë. Ne këmbëngulim për ndryshimin e gjendjes. Para 100 ditësh shënuam themelimin e Lëvizjes Vetëvendosje. 17 vjet ide, punë e angazhim. Këtë vit të 17-të ka nevojë për frymën, vullnetin e vendosmërinë. Kryeministri jonë sot e shpalos kandidaturën e tij për 4 vjetët e ardhshme. Në gjithë këto vjet emri i tij është lidhur më vendosmërinë e punën e palodhshme dhe drejtësinë për qytetarët. I palëkundur i vendosur dhe me vizion të qartë ky është drejtuesi ynë Albin Kurti”, u shpreh Vitia.

Kandidatja për Kryetare e organizatës “Gratë për Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu, tha se rrugëtimi i grave në këtë parti ka një historik të gjatë dhe sipas saj jep një kuptim përpjekës së tyre. Tha se vetëthemelimi i platformës “Gratë për Vetëvendosje” është menduar për të krijuar hapësira që gratë të jenë të përfaqësuara në të gjitha nivelet.

“Ky rezultat është puna dhe mundi i grave dhe vajzave ndër vite të cilat kanë kërkuar drejtësinë. Aktivistet i kanë sjellë aksionin, pra nuk është vetëm një feminizëm por për luftë të barazisë e drejtësisë. Përpjekja e grave përmban zjarrin dhe vrullin e VV-së. Ne kemi trashëguar histori të grave të Kosovës, gratë e pajtimit të gjaqeve, gratë në UÇK, e kështu më radhë. Në zgjedhjet e fundit mbi 50 për qind e vota për VV-në erdhën nga gratë, dhe fitorja ju takon vajzave dhe grave”, tha Haxhiu.

Tutje, Haxhiu paraqiti platformën e saj, e cila sipas saj parasheh barazi për gratë dhe vajzat.

“25 për qind janë vajza dhe gra ndërsa 75% burra. Ne do të punojmë që asnjë rast i seksizmit të mos mbetet i pandëshkueshëm. Nuk e pranojmë më gjuhën fyese. Jam e bindur që do të arrihen me punën e madhe të aktivisteve të VV-së dhe grave e vajzave që do të bashkohen. Ajo çka na duhet është te jemi bashkë për njëra tjetrën dhe zotohem se do të luftoj për këto parime pa kursim”, tha ajo./Ekonomia Online/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Komente Së Fundi