Sht. Tet 5th, 2024

Zëdhënësi i LVV-së ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale, tregohet arsyeja!

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, përmes një njoftimi në profilin e tij ka treguar se është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speicale, siç thotë Manxhuka “për reagimin që ka bërë lidhur me rastin e lirimit të Dejan Pantiq”.

Manxhuka ka thënë se beson që nesër prokuroria do t’ia japë detajet.

Njoftimi i plotë:

Rreth 250 denoncime të shkeljeve e proceseve korruptive janë bërë nga ana e ministrive përgjatë kësaj kohe të qeverisjes. Veprimet e prokurorisë jo që ishin të mangëta, por shpeshherë rrëzuan raste me situatë të qartë.

Por, Prokuroria Speciale nuk është se ishte pasive, përkundrazi ajo është më aktive se kurrë në përndjekje të qytetarëve me prefixin VV. Pra, ky është keyëordi që i bënë përshtypje kësaj Prokurorie.

Në këtë linjë, për nesër jam ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale, në lidhje me reagimin tim në rastin e lirimit të kriminelit/terrorist Dejan Pantiq. Detajet besoj do t’mi jep nesër prokurorja.

Unë i plotësoj të gjitha kushtet për të marrë ftesë nga prokuroria si për nga prefixi ashtu edhe nga keywordi, por kjo përpjekje e nomenklaturës së moçme si në politikë ashtu edhe në Prokurori për të frikësuar qytetarin e Kosovës, aktivistin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! është dëshmuar të jetë e kotë.

Nuk do të ja dalin.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *