Mër. Pri 24th, 2024

Zgjidhet Presidentja e re e Parlamentit Europian

By Rtv Arbëria Jan 18, 2022

Presidentja e re e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, u zotua këtë të martë se do të promovojë vendimet e marra nga ligjvënësit e BE-së edhe nëse ato janë kundër bindjeve të saj.

Duke folur për gazetarët pak pasi u zgjodh si presidentja e re e Parlamentit Europian, Metsola tha se ishte “e nderuar” që kishte siguruar pozicionin dhe se do të bëjë “më të mirën për të përfaqësuar Parlamentin Europian me dinjitet”. Ajo nderoi paraardhësin e saj, David Sassoli, i cili ndërroi jetë në fillim të këtij muaji në moshën 65-vjeçare.

Metsola, një anëtare e Partisë Popullore Europiane (EPP), është eurodeputete që nga viti 2013 dhe nënkryetare e Parlamentit që nga viti 2020. Nëna e katër fëmijëve është kritikuar nga disa kolegë për pikëpamjet e saj kundër abortit. Malta është vendi i fundit i BE-së ku aborti është ende plotësisht i paligjshëm. Metsola, si të gjithë eurodeputetët e tjerë maltezë, voton vazhdimisht kundër ose abstenon në rezolutat që njohin abortin si një të drejtë të njeriut.

E pyetur për shëndetin dhe të drejtat seksuale të grave, eurodeputetja malteze theksoi se parlamenti ka qenë “i paqartë” për pozicionin e tij pro abortit dhe se qëndrimi i parlamentit do të jetë qëndrimi i saj.

Përtej këtij pozicioni të veçantë, Metsola është avokate e fortë për të drejtat e grave dhe komunitetin LGBTQ+. Si një eurodeputete nga një shtet bregdetar, ajo ka qenë thellësisht e përfshirë në çështjet e emigracionit. Ajo beson se të 27 vendet e BE-së duhet të ndajnë përgjegjësinë e flukseve të emigrantëve.

Metsola ka punuar për lirinë e medias, sundimin e ligjit, korrupsionin, Marrëveshjen e Gjelbër Europiane dhe krijimin e vendeve të punës.

Roberta dhe burri i saj finlandez Ukko Metsola (Partia e Koalicionit Kombëtar) konkurruan të dy për zgjedhjet e Parlamentit Europian në vitin 2009, duke u bërë çifti i parë i martuar që kandidon në të njëjtat zgjedhje të Parlamentit Europian nga dy shtete të ndryshme anëtare. Ata u takuan për herë të parë në 1999 dhe u martuan në tetor 2005. Së bashku, kanë katër djem.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *