Pre. Pri 19th, 2024

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër Martin Berishajt

By Rtv Arbëria Gus 17, 2022

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar nga Agjencioni Kundër Korrupsionit kallëzim penal kundër ambasadorit Martin Berishaj.

Kjo është bërë e ditur për KP nga Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë së Shtetit.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, kallëzimin penal e ka dërguar në kompetencë në Prokurori Themelore në Prishtinë”, ka thënë ai.

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) sot ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, pas ngritjes së kallëzimit penal kundër tij nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

Partia më e madhe opozitare kërkon që të ndriçohet rasti i ambasadorit Berishaj, që nga zbulimi i aferës korruptive për energji ku përflitej se ishte përfshirë ai.

Gjatë ditës edhe LDK-ja ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit Martin Berishaj, i cili dyshohet si i përfshirë në një skandal të shpëlarjes së parave përmes kompanisë së tij të regjistruar në Mal të Zi.

Sipas mediave në Slloveni, Berishaj dyshohet se kishte marrë 600 mijë euro nga dega e GEN-it në Beograd dhe se të njëjtat kishin përfunduar në “cash” te politikani slloven, Robert Golob.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *